E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat globale antikrize, pritet te rrisin cmimet

Hedhja e nje sasie te madhe vlerash monetare ne tregje nga qeverite dhe bankat qendrore ne nje periudhe te mevonshme mund te krijoje rritje masive te cmimeve. Lajmerimin e ka dhene Brian Griffiths, nenkryetar i Goldman Sachs Internacional dhe anetar i Dhomes se Lordeve ne Angli, gjate nje leksioni te mbajtur ne Universitetin Evropian te Tiranes. Ndersa Louis Greig, drejtor menaxhimi ne banken JP Morgan, thote se rritja e cmimeve mund te jete dyshifrore. Kriza me te cilen po perballet ekonomia boterore aktualisht e ka fillesen e saj tek bankat dhe mungesa e likuiditeteve qe coi disa prej tyre ne greminen e falimentit. Per te menjanuar kete situate ne sistemin financiar boteror qe nisi ne financat amerikane, qeverite nisen te injektonin para ne treg. Kjo u be nepermjet rikapitalizimit te bankave. Ndersa me vone gjate vitit 2008 qeverite ne te gjithe boten nisen te injektonin valute ne tregjet financiare, per te shmangur keshtu ortekun qe kishte nisur ne sistemin financiar amerikan. Dhenia e ndihmes shteterore per te shpetuar nga falimenti u perdor edhe kompanite e prodhimit te makinave etj. Mirepo ekonomistet parashikojne se, ne nje vale te trete kriza mund te reflektoje rritje te cmimeve. Pasi hedhja e miliardave ne tregje ne nje moment tjeter mund te jape kolpo ne nivelin e cmimeve. Tradicionalisht bankat qendrore, rregullojne qarkullimin e parase ne tregje ne raport me oferten, per mallra dhe fuqine blerese.

Shkaku

Ne nje moment te trete, kriza globale mund te reflektoje ne nje rritje masive te cmimeve. Per shkak se qeverite dhe bankat qendrore kane hedhur shume para ne tregje, per te shmangur falimentet. Rritja e ofertes per valute ne tregje krijon rritje te cmimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›