QSUT, vuan mungesën e medikamenteve

Qendra spitalore “Nënë Tereza” në kryeyqtet vazhdon të ketë mungesë të theksuar të medikameneve. Qytetarët të cilët kanë familjar të shtruar në një nga pavionet e qendrës spitalore univeristare “Nënë Tereza” kanë theksuar për “Ora News” se në farmaci blihen që nga dorashkat, vigonat, serumat e deri tek ilaçet më të shtrenjta në varësi të terapisë së pacientit.
Mjekët i kanë thënë se, pas konsultave trajtimi i të sëmurit bëhet me medikamentet të cilat duhet të blihen privatësisht në farmaci për shkak të mungesave të tyre në spitale.
Të afërmit e pacientëve thonë se i blejnë vetë kurat, në farmacitë private shumë afër spitalit. Kushtojnë, thonë ata, por jemi të detyruara t`i blejmë për shkak të kompliakioneve shëndetësore.
Edhe pse drejtori i qëndrës spitalore universitare “Nënë Tereza” Saimi Ivziku ka deklaruar se këtë vit nuk do të mungojnë ilaçet bazë për të gjitha pavionet, e vëreta tregon se deri tani ka mungesa të theksuar të medikamenteve.