E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Botë, bllokohet 1 orë lëvizja

Sarandë-Qafë Bota dhe porti i Sarandës kanë përcjellë dje shumë emigrantë, që pas festave i rikthehen punës dhe jetës në vendin fqinj. Bllokimi i kompjuterave në doganën greke ka pezulluar për një orë lëvizjen në pikën e kalimit të Qafë Botës.
Nga pika e Portit Detar, dy linjave të një dite më parë, i janë shtuar edhe linjat e trageteve të pasdites, duke e çuar në 6 numrin e mjeteve lundruese që kryejnë 3 lundrime në ditë vajtje dhe ardhje. Selman Shabani, Komandanti i pikës Kufitare të Portit Detar thotë se nga 96 pasagjerët që kanë lëvizur drejt Korfuzit, në ditën e parë, dje numri i tyre është shumëfishuar dhe kjo do shoqërohet me shtimin e sporteleve nga pala shqiptare si dhe shtimin e numrit të trageteve nga Agjencitë detare që mbulojnë këtë linjë. Dje, në Qafë Botë, sipas Komadantit të Pikës Kufitare, Enver Muçaj ka pasur një bllokim të kalimit dhe shtim të numrit të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në tokën greke. "Prej orës 08.10 deri në orën 09.15 minuta gjithçka është bllokuar, ndërkohë që më pas çdo gjë është normalizuar"- tha ai, duke shtuar se në mesditë nuk ka pasur asnjë kalimtar në pritje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›