E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD:PS censuruese e mediave

Partia Demokratike ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të tij Gerti Bogdani se mediat e orkestruara nga Rama nuk kanë dhënë lajmin e vizitës së ministrave të Kosovës në punimet e rrugës Durrës Kukës Morinë. "Dje, kryetati i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryecensuruesi i Shqipërisë dhe armik i egër i korridorit të shqiptarëve, Durrës-Kukës-Morinë urdhëroi tele-belendin për të censuruar vititën në korridorin e shqiptarëve, jo vetëm të ministrit të Punëve publike, por edhe të katër ministrave të qeverisë së Kosovës", u shpreh Bogdani. Këtë veprim Partia Demokratike e quan një akt të shëmtuar. "Me këtë akt të shëmtuar dhe primitiv Rama vazhdon të faktojë intolerancën e plotë ndja fjalës së lirë dhe lirisë së informacionit, diktatin e tij nga mediave deri në censurë të plotë", shtoi Bogdani. Partia Demokratike "i ka bërë thirrje Ramës të mos ketë frikë që Shqipëria po ndryshon".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›