E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Prioritet liberalizimi i vizave

Liberalizimi i vizave është projekti i parë madhor pas anëtarësimit të vendit në NATO. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Sali Berisha në takimin e Komitetit ndërministror për liberalizmin e vizave. Sipas shefit të qeverisë, para muajit maj në vendin tonë vinë ekipet e komisionit europian për të vëzhguar realizimin në terren të reformave. Sipas kryeministrit të vendit besimi tek reformat e shqiperisë është i madh me përjashtim të disa qarqeve ekstremisht të djathtë. Kryeminstri vuri në dukje faktin se raportet më të fundit e rëndisin shqiperinë në nivelet më të larta të luftës ndaj kriminalitetit, sigurisë së kufijve dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›