Qafë Thanë, ndalohen librat shqip nga dogana maqedonase

Ashtu si edhe vitet e tjera, librat e shtëpive botuese nga Shqipëria, që duhej të jenë pjesëmarrëse në Panairin e Librit Shqip në Tetovë, janë bllokuar në kufirin e Maqedonisë, në vendkalimin e Qafë Thanës, nga autoritetet kufitare të Maqedonisë. Botuesit janë ndaluar në kufi dhe mbahen prej disa orësh të bllokuar pa ndonjë arsye të veçantë.
Panairi i librit “Tetova 2011” organizohet për të dhjetën herë në Tetovë dhe tanimë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë edhe interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.
Edhe në këtë Panair katërditor pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.