E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisnin shkollat në Tiranë, në pranga 3 persona

Policia e Tiranës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal të cilët dyshohen se kanë kryer një sërë grabitjesh në disa shkolla të kryeqytetit. Sipas policisë të arresturrit janë dy të miturit me inicialet L.R 16 vjeç dhe E.S 14 vjeç si dhe shtetasi Bashkim Korja 42 vjeç i cili akuzohet për fsheje të provave materiale.
Gjithashtu sipas policisë ka nisur hetime edhe për disa të mitur të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ka kryer një sërë grabitjesh në Tiranë dhe në rrethina.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bashkim Korja policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sërë materialesh të vjedhura kryesisht laptop.
Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar në ngarkim prokurosisë së rrethit gjygjësor për hetime të mëtejshme
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›