Vlorë, pranga hungarezit për evazion fiskal e pastrim parash

Një shtetas hungarez është arrestuar nga policia e Vlorës i akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash.
Sipas të dhënave të para të policisë, i ndaluari ka krijuar në këtë qytet një firmë fantazmë marketingu, duke përfituar kështu shuma parash.
Kështu nga ana e Sektorit Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar "Wanted" si rezultat i të cilit u bë edhe arrestimi i shtetasit Laszlo Vincze, vjec 55, lindur në Szekszard Hungari, me shtetesi dhe kombesi hungareze dhe banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Autoritetet e drejtësisë Hungareze me urdhrër arrestin Nr. 2/24 të datës 26.01.2010 të Gjykatës së Apelit të Szekszar, Hungari për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", "Mashtrimi" dhe "Evasion fiskal.
Sipas policisë Laszlo Vincze ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi ku kishte krijuar firmën e vet e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.
Për këtë arsye nga ana e Seksionit të Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për këtë shtetas më datë 29.09.2011 ka filluar procedimi penal për veprën penale "Pastrimi i parave"