E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Thanë, problem në sistemin doganor, të bllokuar nga dje 16 kamionë

POGRADEC-Prej një dite po vijon e bllokuar puna e zhdoganimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në doganën e Qafë Thanës.

Bllokimi ka nisur prej ditës së shtunë ora 23:00 ku 16 kamionë kanë mbetur të bllokuar në tokë neutrale. Mësohet se problem është bërë një problem në sistemin e palës maqedonase. Ndërkohë vijon normalisht kalimi i automjteve të vogla dhe kalimtarëve.

Një kamionist bëri të ditur në një lidhje telefonike për TVNews24 se pritja për zhbllokimin e zhdoganimit po u kushton kohë dhe lodhje. Kamionisti tha se askush nuk jep shpjegime rreth problemit të krijuar, apo zgjidhje situatës.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, bllokohet TIMS, ‘paralizohet’ 15 minuta Porti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›