E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 517 krime në një vit

Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar analizën e punës për vitin që po lëmë pas. Përgjatë këtij takimi, drejtues të efektivave blu në Qarkun e Gjirokastrës kanë pohuar se gjatë viti 2011 forca zbuluese e policisë shënoi shifrën e 81.4 % të veprave penale të regjistruara. “Gjatë vitit 2011, në qarkun tonë u regjistruan 517 vepra penale, ndërkohë që u zbardhën plotësisht 421 prej tyre, duke shënuar një zbulueshmëri rreth 4.8 % më shumë të veprave penale krahasuar me vitin e kaluar”, - pohoi drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Emri Vata. Pjesë e analizës vjetore ka qenë edhe puna e Policisë Kufitare për kontrollin e integruar të kufijve, goditjen e rasteve të trafiqeve të paligjshme, si dhe puna e strukturave të Sigurisë Rrugore për shmangien e aksidenteve automobilistike, mbajtjen nën kontroll të fluksit të rënduar të lëvizjes së automjeteve në rrugët kombëtare dhe dytësore të Jugut të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›