E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çlironi parqet e Tiranës nga kopetë e qenve vrasës

Tiranë – Moda e qenve shënon viktimën e radhës. Një burrë, Ylli Dumi, 50 vjeç, është sulmuar nga dy qen të rracës Pitbull dhe është plagosur rëndë në disa pjesë të trupit dhe në fyt. Burri është sulmuar ndërsa ishte duke ecur, duke bërë shëtitje, tek kodrat e liqenit artificial në Tiranë, nga dy qen të zgjdhur dhe pas asnjë maskë mbrojtëse. Një djalë që luante rolin e kujdesatrit është përpjekuj ti ndalojë qentë, por ata nuk i janë bindur dhe për pak e kanë lënë të pajetë 50 vjcarin. Ai tani ndodhet në spitalin ushtarak, në gjendje të rëndë.
Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka shoqëruar kujdestarin e qenve. Por ka rezultuar se ai nuk ishte pronari i tyre, por një i ri i paguar nga i zoti, një njeri i pasur që kishte ikur jashtë vendin dhe kishte paguar të rinun për tu kujdesur për qentë.
Qentë që shëtiten në mjedist ku shëtisin njerëzit, si në kodrat e liqenit ashtu edhe në Parkun Rinia, janë një rrezik evident dhe një shqetësim i madh për qytetarët. Pa asnjë maskë mbrojtëse ata shëtisin në të njëjta mjedisi me të rritur dhe fëmijët. Edhe pse vazhdojnë të ndodhin të tilla sulme, sërish asnjë masë nuk merret.
Gazeta IDEA, dy muaj më parë e ngriti këtë shqetësim dhe apeloi për marrjen e masave. Por duket se tashmë duhet të jenë vetë qytetarët që të kujdesen për vehten duke mos i frekuentuar me mjediset publike pasi aty duhet të shëtisin kopetë e qenve të aristokracisë së re të Tiranës, të cilat po ashtu si edhe vetë ata, janë të paprekshëm nga shteti.
Më poshte po risjellim shkrimin e publikuar ne muajin tetor në gazetën IDEA
……………………………….
Jeta moderne që po imitohet vitet e fundit në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë, po shoqërohet edhe me modën e qenve. Qenomania ka bërë që shumë njerëz të blejnë qen të rracave të ndryshme, madje edhe ata që nuk i kanë kushtet normale të jetesës në shtëpi, pasi jetojnë në apartamente, shpesh të ngushta. Por shqetësimi më i madh vërehet tek ata që shëtisin në mjediset publike. Të paktën në Tiranë, qentë shtëpiakë, që i shohim kudo nëpër rrugë me të zotët e tyre, por shpesh edhe të lirë, janë kthyer në një problem shqetësues për njerëzit që zgjedhin takalojnë pasditen e tyre duke shëtitur nga kodrat e liqenit artificial.
Si askund tjetër mund të gjesh një bashkësi kaq të madhe njerëzish e qensh njëkohësisht. Pa maska mbrojtëse dhe shpesh edhe të çliruar nga zinxhinrët e pronarëve, qentë janë bërë një makth i vërtetë, veçanërisht për fëmijët. Duke marrë shkas nga shqetësimet e shumë njerëzve, ne ishim një pasdite në kodrat e liqenit artificial dhe ja se çfarë mendojnë njerëzit për këtë shqetësim të ngritur nga vet ata:
Elisabeta Buali, 43 vjeç:
Dëgjo, vërtet që ky është një problem serioz , ti mund të jesh duke ecur dhe kur shikon që qeni të afrohet vërtet ke frikë sepse ai mund të kafshojë. Në shumicën e rasteve i lënë edhe të lirë, pa qafore dhe kjo është e rrezikshme. Skemi besim që stë kafshojnë, sepse kemi parë në televizor që kanë kafshuar të zotët e jo me njerëzit që si njohin, pasi në fund të fundi ai qen është.
Saimir Daja, 40 vjecar, me fëmijën për dore shprehet :
Është një problem shumë i madh sepse ju vërsulen njerëzve dhe nuk rri dot i qetë. E mira do ishte ti dërgonin në një vend ku mund të rrinë vetëm qentë, të kishin vendin e tyre që të evitohej shqetësimi që sjellin duke qëndruar në një ambjent me njerëzit. Ne e dimë që nuk i largon dot fare por le të merrem masa, sepse ata vërtet vaksinohen por frika ekziston, të paktën femijet nuk i lëmë dot afër tyre. Ose të paktën tu vënë maska në kokë që të mos kafshojnë.
Një grua: Janë shumë të bezdisshëm, ata edhe mund mos të kafshojnë por mjafton që na afrohen dhe kjo na tremb, sepse disa janë të përmasave vërtet të mëdha.
Një burrë: Duhet të kenë vend të veçantë nuk lihen në një vend me njerëzit sepse ne dalim për të pushuar jo për ruajtur fëmijët nga qentë.
Precedenti në Shqipëri


Durrës 2011 Pesë muaj më pare, një ngjarje e rendë tronditi një familje tiranase, e cila kishte shkuar për fundjavë në shtëpinë e saj në plazhin e Durrësit. Ndërsa fëmija 18 muajsh ishte duke lujtur me një top të vogël në lulishten e vilës, qeni sulet dhe e kafshoi në kokë. Nëna e foshnjes pa tërë skenën nga ballkoni i vilës dhe në përpjekje për ti ardhur në ndihmë, u hodh nga ballkoni, duke pësuar dëmtime shumë të rënda. Foshnja u plagos në gjendje të rëndë, duke pësuar dëmtime deri në tru dhe u dërgua në nja spital në Itali për të marrë ndihmën mjeksore.

Ky lajm u bë publik dhe asnjë masë nuk u mor.

(Ergisa Cënuka)

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›