Qarkorja greke, emigrantët kthim edhe me leje të skaduar
Emigrantët shqiptarë, që jetojnë dhe
punojnë në shtetin grek, do të kenë
mundësi të kthehen në Shqipëri
për të festuar Pashkët edhe me leje qëndrimi
të skaduar. Sikundër ndodh me raste
festash, ose për procese elektorale, qeveria
greke, njëlloj si edhe ajo italiane, bën
disa lëshime mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve
shqiptarë që jetojnë përtej kufirit.
Kështu, edhe me afrimin e festës së Pashkëve
katolike dhe atyre ortodokse pritet
që emigrantët të kthehen në shtëpi për
të festuar me familjet. Ministri i
Brendshëm grek ka firmosur urdhëresën
që lejon lëvizjen e lirë të të gjithë emigrantëve,
që u kanë skaduar lejet e qëndrimit.
Kjo urdhëresë përfshin të gjithë
ata persona që kanë dorëzuar tashmë
pranë autoriteteve greke dokumentet për
rinovimin e lejeve të qëndrimit në këtë
vend. Për këtë kategori personash, Ministria
e Brendshme greke mundëson
lëvizjen lirisht vetëm në pikat doganore
të kufirit shqiptaro-grek. Por kjo lëvizje,
sipas urdhëresës, ka edhe një afat të përcaktuar
qartë, që nuk duhet të shkelet.
Kështu, urdhëresa e ministrit të
Brendshëm grek saktëson se lëvizja e lirë
e emigrantëve shqiptarë, edhe me leje të
skaduara qëndrimi, do të bëhet në
harkun kohor që përfshin datën 14 mars
dhe deri më 3 maj. Është pikërisht kjo
periudhë që përkon me festën e Pashkëve.
Në qarkoren e firmosur nga Prokopis
Pavllopullos rreth dy ditë më parë,
përcaktohet edhe se emigrantët duhet të
jenë të pajisur me pasaportë. Gjithashtu,
ata duhet të kenë me vete një vërtetim që
të dëshmojë se kanë dorëzuar dokumentet
për leje-qëndrimin, e natyrisht edhe
lejen e skaduar së bashku me numrin e
kodit fiskal. Në dokument bëhet thirrje që
ata të zbatojnë afatet e lëvizjes dhe thuhet
se lejohet vetëm një udhëtim dhe jo
për në vendet e zonës Shengen. Qarkorja
është shpërndarë nëpër pikat kufitare
dhe aeroportet e Greqisë. Përfaqësues të
Ministrisë së Brendshme thonë gjithashtu,
se autoritetet greke do të nxjerrin një
tjetër qarkore vetëm për emigrantët shqiptarë,
për t‘u dhënë mundësinë të vijnë
për të votuar në zgjedhjet e qershorit.