E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qarku Elbasan/ Gjiknuri konfirmon emrat e rinj në Librazhd, Gramsh dhe Peqin

Librazhdi, Gramshi dhe Peqini janë tre bashkitë që kanë pësuar ndryshime në emrat e zyrtarizuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 maji. Në këto tre bashki nuk do të ketë rikandidime, theksoi drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit, në të njëjtën kohë ashtu siç edhe pritej rikonfirmoi kandidimin e Gledian Llatjat për Bashkinë Elbasan, i cili deri më tani ka kundërshtar direkt, Luçiano Boçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi

Bashkia Librazhd – Mariglen Disha

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba

Bashkia Peqin – Bukurosh Maçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›