Qarku Lezhë, PS: Ministria e Brendshme të hetojë votuesit fiktivë, PD: Po Shihni ëndrra
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve as sot nuk vendosi dot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dje të 16 kutive të qarkut Lezhë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar pasditen e sotme mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës ankimore për qarkun e Lezhës duke mos shkuar ende në vendimmarrje.
Aktualisht janë dëgjuar pretendimet e palëve. PD ka kërkuar rivlerësimin e tabelave për qarkun e Lezhës, pasi sipas saj pretendimet e PS për parregullësi në gjashtë qendra votimi janë të pavërteta.
Por, PS ka kërkuar që KQZ t’i drejtohet Ministrisë së Brendshme për ata që i konsideron si votues fiktivë në Lezhë, pasi sipas tyre rezulton se shumë persona nuk kanë qenë fare atje ditën e zgjedhjeve dhe se shumë të tjerë kanë votuar më shumë se një herë.
PS, GJONCAJ: JA PARREGULLSITË
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj pasi i problematikat e evidentuara nga administrimi i provave që KQZ bëri dje në materialet zgjedhore të KQZ, kërkoi ekspertim të nënshkrimeve në 6 qendrat e votimit të Qarkut Lezhë me pretendimin se aty janë konstatuar shkelje të hapura të ligjit. Gjoncaj kërkoi shpalljen e pavlefshme të materialeve zgjedhore.
“Në seancën e djeshme KQZ vendosi të administrojë materialin zgjedhor të 6 kutive të numërimit. Besoj se e kuptoni ngushtësinë e kohës për të paraqitur një material të hollësishëm, por evidentuam problematikat që kanë ndodhur.
Në një administrim të shpejtë të materialeve zgjedhore na rezulton se:
Për QV 09 07 (Mamurrasit) konstatohet se nga kçyrja e listës së zgjedhësve nuk është 560 sic shkruhet në procesverbal, por 544, rreth 16 fletë më shumë se zgjedhës. 156 persona të kësaj qendra votimi nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë. 177 persona që figurojnë si zgjedhës kanë votuar sipas listës së zgjedhësve. Nga ana e PS u krye një akt ekspertimi grafik. Nëse nënshkrimet e për zgjedhësit, pyetja ishte a janë plotësuar nga i njëjti person, ku rezulton se nga akti i ekspertimit janë 50 nënshkrime nga e njëjta dorë. Nga sistemi TIMS dhe akti i ekspertimi numri i zgjedhëse fiktiv është më i madh se shumatori. Është e domosdoshme të merret një informacion i plotë për numrin e votuesve . edhe nëse konsiderojme numrin prej 177, jemi para pavlefshmërisë së numrit.
QV 08 56 dhe 08 56/1 konstatohet se në listat e zgjedhësve nuk është procedura ligjore që përcakton se kryetari, pasi identifikon se të dhënat e kartës së identiteti përputhen me personin i heq vizë emrit të zgjedhësit në lista , nga verifikimet rezulton se është kopjuar numri personal i zgjedhësit,. Nënshkrimet e zgjedhësve me sy të lirë shihen probleme me sy të lirë.
QV 08 57 dhe 08 57 /1 krijohet dyshime se nënshkrimet janë hedhur nga e njëjta dorë.
QV 09 10/1 konstatohet se janë gjetur më shumë fletë votimi se zgjedhës që kanë votuar. Pas konstatimit se komisioni i qendrës së votimit ka votuar në regjistrim e posaçëm dhe 381 sipas nënshkrimeve në listë, ngelën 5 vota më shumë sesa zgjedhës. Edhe në këtë qendër nga verifikim i listës së zgjedhjeve shihet se shumë firma janë hedhur nga e njëjta dorë”.
PD: PS BAZOHET NË PËRRALLA QË I FABRIKON NË SELINË E SAJ
“Qëndrimi i PD ka qenë dhe është konstant në kërkimin e të vërtetës. Qëndrimi i PD është ligjor dhe i jep seriozitetin e nevojshëm të gjithë procesit të administrimit legjislativ. Ne do bazohemi në fakte dhe prova që i njeh ligji dhe dalin gjatë procesit. Jo në përralla dhe ëndrra që fabrikohen në selinë e partisë të një subjekti”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PD, Ivo Kaso.
LSI, MUHO: DUHET HETIM
Në cilësinë e palës së interesuar, Ilirian Muho i kërkoi KQZ hetim administrativ duke ju drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe duke inspektim të nënshkrimeve që PS pretendon se janë bërë nga një person i vetëm.
“Ti drejtoheni Ministrisë së Brendshme që pretendimi i PS që kanë votuar persona jo të pranishëm në Shqipëri kanë votuar të vërtetohet. Sa i takon firmave të hedhura, duhet të vërtetoni saktësinë e firmave të hedhura, në momentin që do i verifikoni do marrin vlerën e provës. Duhet të thelloni hetimin administrativ, e para duke ju drejtuar Ministrisë së Brendshme e dyta duke thirri ekspertë për inspektim të nënshkrimeve”, tha Muho.
KOSOVRASTI: AKUZAT TONA U VËRTETUAN
“Për ne me rëndësi ka qenë dhe do mbetet që këto cështje kaq të rëndësishme duhet të kenë si synim që e vërteta të dalë dhe e drejta të vendoset. Dje u vërtetuan mjaft nga të vërtetat që kishim pretenduam, madje u thelluan, pasi doli që ishin bërë gjëra më të rënda që pretenduam. Ka 3 probleme. Drejtësia duhet të dhënë për subjektet politike që garojnë. Drejtësia të vërë dorë mbi ata që guxuan të manipulojnë në faza të ndryshme procesin”, tha Niazi Kosovrasti.
KQZ VENDOS SOT PER LEZHEN
Në orët e vona të së mërkurës përfundoi në KQZ rinumërimi i votave i 10 kutive, që i përkasin qytetit të Lezhës, për të cilat PD kërkonte rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre, pasi mungonin tabelat origjinale. Në mbyllje të rinumërimit rezultoi mospërputhje e votave, edhe mes atyre të raportuara nga grupet e numërimit në sistemin elektronik të KQZ-së për këto qendra, mbi bazën e të cilave u bë edhe ndarja e mandatit.
Nga ana tjetër, PS kërkonte pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në këtë qark, pasi, sipas tyre, fletët e votimit ishin më të shumta në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces. Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë.
Lajmi vijon.....
(er.nu/e.m/BalkanWeb)