E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, merr peng 16-vjeçarinS’i dha lekët borxh për hashashin

ELBASAN- Sherri për lekët borxh të hashashit, ka gjeneruar në rrëmbim dhe dhunë mes dy personave. Policia e Elbasanit ndaloi Jani Xhufkën, 24 vjeç, pasi sipas uniformave blu, ka rrëmbyer e keqtrajtuar një 16-vjeçar me inicialet R.H.

24-vjeçari, i shoqëruar dhe nga një shok i tij, e ka dërguar atë në fshatin Katund i Ri, pranë Bradasheshit dhe pasi e ka mbajtur për afro një orë në makinë, e ka masakruar, duke e rrahur. Më pas e ka lënë të lirë, ndërsa vetë është larguar.

16-vjeçari ka shkuar në polici, ku ka bërë denoncimin, ndërsa të enjten pasdite është vënë në pranga 24-vjeçari Jani Xhufka.

Policia njoftoi, se dyshohet që shkak janë bërë lekët e një sasie hashashi, të cilat 16-vjeçari ia kishte borxh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›