E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: ASHE 84 mandate, nuk ka kolegj apo gjykatë që kthen këtë rezultat

TIRANE- Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Elbasanit, në një komunikim për mediat nga selia e PS shprehet se procesi i votimit duhet të mbyllet me qëllim që të reflektohet plotësisht vullneti i popullit. Gjiknuri u shpreh se koalicioni i majtë ka fituar tashmë 84 mandate dhe se ky rezultat nuk pritet të ndryshojë.

“Mandatet e koalicionit tonë janë 84 dhe besoj se nuk do lëvizin. Rezultati i Tiranës është i mbrojtur edhe Lezha. Ka një problem me Kukësin, ka disa probleme për sa i përket administrimit, por po e monitorojmë situatën atje. Mund të them se Qarku i Kukësit ka sjellë një rezultat të ngushtë”, tha Gjinkuri.

I pyetur nëse do të certifikohet ky proces, Gjiknuri shprehet se, “Nuk ka kolegj apo gjykatë që kthen këtë rezultat “Populli i dha çmimin që meriton arrogancës së Berishës”, u shpreh ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›