E Diel, 1 Nëntor 2026

Faliminderit z. Prefekt per pasqyrimin e qarte te te gjendjes dhe te angazhimeve qe kane sjelle ne fillimin e rinormalizimit te saj. Une besoj se sic thate ju dhe te gjithe perfaqsuesit e zgjedhur te

Faliminderit z. Prefekt per pasqyrimin e qarte te te gjendjes dhe te angazhimeve qe kane sjelle ne fillimin e rinormalizimit te saj. Une besoj se sic thate ju dhe te gjithe perfaqsuesit e zgjedhur te pushtetit dhe te administrates, te pjeses se administrates civile dhe te forcave te rendit dhe te ushtrise te qeverise qendrore dhe vendore te legjislativit dhe te ekzekutivit, na bashkon i njejti prokupim dhe arsyetim.
Situata te tilla te fatkeqsive natyrore vene ne prove gjithshka, vene ne prove sistemet e medha te funksionimit te shtetit te shoqerise, infrastrukturat, sistemet energjitike, sistemet e disiplinimit dhe te perdorimit te ujrave, sistemimin e tokes me te gjithe komponentet e saj dhe mbi te gjitha vene ne prove sistemin e komunikimit te te zgjedhurve dhe te emeruarve qe duhet te kryejne funksionet ligjore, per te plotesuar detyrat dhe nevojat publike dhe shoqerore si dhe solidaritetin social, reagimin shoqerise, marredheniet e politikes me shtetin me institucionet dhe me njerezit dhe mua me vjen mire qe sot na bashkon proukupimi per te ndertuar zgjidhje te qendrueshme, per te riparuar jo vetem demet emergjente qe shkaktoi dalja e Osumit, e Bogoves nga shtratet e deformuara.

Do ta rimarr kete koncept sepse 10 vjet trazicion te levizjes spontane te iniciatives se lire perballe funksionimit problematik te administrates, te institucioneve, perballe problemeve te trasheguara te funksionimit te ekonomise, te sistemit energjitik, te ujrave etj, te çojne ne angazhimin per t'u programuar me zgjidhje te qendrueshme nje situate normale afatgjate qe disiplinon serisht gjerat ne kushtet e reja. Ne nuk mund te mos shftrytezojme situatat sidomos situata te tilla emergjente jo vetem per t'u gjendur prane njerezve, por edhe per te korrigjuar zgjidhjet e politikes, zgjidhjet e shtetit ne te gjitha pikat e kontaktit te jetes se njerezve me sistemet publike dhe private te zhvillimit shoqeror.
Eshte e qarte tashme qe spontaniteti, indisiplinimi, ilegjitimiteti, funksionimi i dobet i institucioneve i administrates, trysnia e politikes konfliktuale mbi zhvillimin e te gjithe ketyre elementeve te jetes shoqerore ka sjelle dhe shthurjen e sistemeve te levizjes se vlerave, te levizjes se njerezve ne mjedis, ne nje mjedis qe normalisht duhet transformuar dhe tani eshte koha qe te studiojme zgjidhje afatgjata te disiplinimit dhe te trasformimit te mjedisit ekonomik, mjedisit social, mjedisit ekologjik si dhe te marredhenieve te shtetit me gjithshka, ne cdo ne te cilen ecen, shfaqet iniciativa e lire e njerzve.

Pra duke hyre ne kete bashkebisedim me ju ku fatmiresisht jane te gjithe aktoret qe mund te evidetojne dhe te marrin detyra per t'u bere pjese dhe protagoniste te ketyre zgjidhjeve te qendrueshme te cilat qeverine e re e sjellin menjehere tek prioritetet e programit te prioritetet e vazhdimit te reformave ekonomike, te reformave te forcojne institucionin, te reformave te profesionalizojne me tej administraten dhe i mbrojne me mire nenpunesit ne kryerjen te detyres sipas ligjit, tek reformat qe harmonizojne me mire iniciativen dhe kontributin privat ne ato publike. Pra une do te isha jashtezakonisht i interesuar ta shfrytezoja bashkebisedimin e sotem per te kuptuar te gjithe se bashku se çfare ndryshimesh duhet te programojme per te ardhmen e afert dhe ate afatmesme per te pershpejtuar dhe bere me te disiplinuar dhe me efikas procesin e decentralizimit te pushtetit te konpetencave te financave dhe te pronave nga qeverisja qendrore drejt njesive qeverisjes vendore, per te kuptuar me mire se si duhet te pergatisimim sistemet tona te medha te zhvillimit dhe te levizjes ne sistemet e jetes per hapat e metejshme qe vendi po hedh dhe do te vazhdoje te hedhe per shkak te nje vullneti politik dhe shoqeror dominant drejt BE dhe drejt standarteve te nje shoqerie moderne qe funksionon ne baze te ligjit dhe integron iniciativen e lire ne parametrat e zhvillimit global si dhe te konkurimit te zhvillimit perreth nesh.

Ketu jane legjislatoret, ketu jane perfaqesuesit e qeverise, ketu jane te gjithe aktoret qe kane marre persiper te zbatojne programe zhvillimi per prefekturen dhe pergjegjesite qeverisese te saj, ketu jane perfaqsues te medias dhe shpresoj nepermjet tyre dhe shoqeria, civile biznesi qe eshte shfaqur po aq atdhetar sa ne sipemarrjen e lire edhe ne kushtet e fatkeqsise natyrore sipas informacioneve qe dhate ju. Une besoj se te gjithe kete mund ta shfrytezoje ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka marre dhe po kryen me shume efikasitet detyra koordinuese ne kete fushe, mund ta shfrytezoje per te harmonizuar me mire dhe per te korrigjuar, per te pasuruar programet e zhvillimit vendor, vemendjet dhe ritmet e punes se Qeverise ne te gjitha prioritetet e Decentralizmit dhe te mpleksjes se sistemeve kombetare me ato globale te zhvillimit dhe administrimit te pasurise publike dhe mbi kete baze te mundemi jo vetem te parandalojme perseritje situatash te tilla, por dhe te orientojme nje zhvillim nga e ardhmja qe integron te gjitha kontributet dhe potencialet qe shfaqen edhe ne kushtet e solidaritetit te spikatur qe bashkon njerezit dhe institucionet ne kushte fatkeqesie natyrore.

Pra jam ketu sot per te degjuar me shume vemendje dhe per te mbajtur shenime te kujdesshme, te gjithe pjesemarresit dhe sugjerimet e tyre ne kete angazhim te perbashket qe na inponon e sotmja dhe e ardhmja e Shqiperise dhe e prefektures suaj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›