Ministria e e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë informohet nga Drejtori i Drejtorisë për vendet e Europës Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, z. Aleksandros Malias
Ministria e e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë informohet nga Drejtori i Drejtorisë për vendet e Europës Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, z. Aleksandros Malias, se sonte, më 24 shtator, në orën 19.30, u nis nga aeroporti i Elefsinës një avion ushtarak grek C 130 me ndihma për situatën emergjente të krijuar në vendin tonë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ndihmat do të shoqërohen nga një grup diplomatësh të kabinetit të Zv/ministrit të Jashtëm, Andrea Loverdos, dhe kryesohen nga shefi i sektorit për vendin tonë në këtë drejtori, Nikolaos Krikos.