Qarku Vlorë, aleatët braktisin PS-në, votojnë për kandidatin e PD-së
Konstituimi i Këshillave të Qarqeve është kthyer në teatrin më absurd të aleancave politike dhe shitjes së votave të këshilltarëve. Në Vlorë, një bashki e fituar bindshëm nga të majtët, ka ndodhur çudia e radhës, ku në zgjedhjet për kryetarin e Këshillit të qarkut ka fituar kandidati i PD-së, duke marrë jo pak, por 13 vota nga koalicioni i majtë. Siç është mësuar më pas ka qenë pikërisht Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules ajo demokrstiane si dhe partia e Paskal Milos ato që kane kaluar votat nga e djathta duke shënuar kështu dhe krisjen e parë dhe të fortë në aleancën me Partinë Socialiste që nga viti 2005 e këtej.
Kandidati i Aleancës për Qytetarin ka marrë postin e kryetarit të Qarkut. Ai është Anesti Dhimojani dhe është zgjedhur me 37 vota pro. Ndërkohë kandidati tjetër për kryetar të Qarkut ka qenë Brunilda Mersini e Aleancës për të Ardhmen. Mersini ka marrë vetëm 22 vota në garën e zhvulliuar dje në mesdite pas shumë debateve të forta mes këshilltarëve. Por ndryshe nga rastet e ngjashme në qarqe të tjera, ku ka dalë në pah fenomeni i blerjes e shitjes së votave nga këshilltarët e majtë, në këtë rast duket se ka qenë një vendim i pastër politik i aleatit të PS-së, PBDNJ si dhe disa pazare personale te aprtive te tjera aleate, si demorkstianet apo keshilltaret e Paskal Milos.
Dhimonjani ka rezultuar fitues me 15 vota diferencë, ku 13 prej tyre rezulton të jenë votues nga koalicioni i majtë, 10 vota i përkasin forcës politike të PBDNJ-së, një i përket ish kryetarit të Partisë Socialiste për rrethin e Vlorës, Kujtim Sulçe, i cili iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa dy të tjera mbeten të pazbuluara, por në prehrin e PS-së.