E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku i Durrësit, prioritet zhvillimit industrial e atij turistik

27/01/2011  Buxheti për 2011-ën

DURRES- Qarku i Durrësit ka afruar të gjitha lehtësitë, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen e kompromiseve për t’i dhënë qarkut zhvillim të veçantë industrial. Buxheti për vitin 2011 ka kaluar me miratim të plotë nga të gjithë anëtarët dhe sipas specialistëve të financës është 196. 824. 00 lekë. Qarku i Durrësit ka parashikuar që objektiv për vitin në vijim të jetë rishqyrtimi dhe adaptimi me kushtet e sotme i planit strategjik të zhvillimit ekonomik të qarkut 2005-2015. Projektet që do të zbatohen në zonat prioritare, siç janë parku industrial dhe parku energjetik mbeten në epiqendër të vështrimeve të zhvillimeve të qarkut. Edhe turizmi do të shënojë të tjera zhvillime në saj të një sërë projektesh për të përmirësuar infrastrukturën përgjatë vijës bregdetare. Qarku do të ketë edhe këtë vit mbështetjen në investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilat do të shtrihen në investimet në rrugë, ujë të pijshëm, kanalizime etj. Nga viti i kaluar qarku ka mundur të ruajë një fond prej 81 milionë lekësh, shumë kjo e pashpenzuar, ndërsa investimet kapitale vetëm nga qarku do të jenë në 60.1 milionë lekë. Edhe studimi e projektimi do të marrë këtë vit një pjesë të fondit nga buxheti ngase shuma në 12.3 milionë lekë do të shkojë në këtë zë të rëndësishëm. Kreu i qarkut të Durrësit, Seit Kërtusha, ka saktësuar se krijimi i arshivës dixhitale me të gjithë dokumentacionin kadastral që ndodhet në Drejtorinë e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës do të vërë në lëvizje sektorin përkatës. Fillimi i zbatimit të projekteve në kuadër të programit IPA, CBC, Adriatik 2007-2013 kanë dhe pritet të kenë edhe më shumë efekte pozitive në zhvillimin e zonës bregdetare. BE në mënyrë të herëpashershme ka mbështetur me fonde qarkun në një sërë projekte të rëndësishme. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›