Pagesë shtesë mbi kufirin e përcaktuar për disa kategori
27/01/2011 Shtesat që do të përfitojnë mbështetjen shtesë
Ndryshimet parashikojnë mbështetjen me pagesë shtesë mbi atë të parashikuar për strukturën e familjes, për fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, të cilët ndjekin arsimin e detyrueshëm. Duke pasur parasysh që të inkurajojë familjet përfituese të kësaj pagese për të dërguar fëmijët në shkollë, këto familje duhet të stimulohen për ta bërë këtë gjë. Projektligji ka parashikuar edhe mbështetjen e atyre familjeve ku bashkëshortët janë në proces zgjidhje martese, duke u garantuar mbështetje me ndihmë ekonomike. Deri tani këto raste nuk mbështeteshin nga ky program. Numri i rasteve, sipas një vrojtimi, është 500 në vit. Me këtë përmirësim do të ketë dy masa të llogaritjes së ndihmës ekonomike, pasi të dy bashkëshortët do të marrin rolin e kryefamiljarit. Në masën që do të përftojë secili do të llogariten edhe personat që ata kanë praktikisht në ngarkim.