E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtrigat e Salemit”, premiera e parë në Teatrin Kombëtar

27/01/2011  Gjatë pyetjeve Dorothi Gud, e cila ishte vetëm katër vjeç, u manipulua nga trupi gjykues duke dhënë informacione të rreme për të ëmën dhe duke e akuzuar atë si shtrigë. Më pas, kur kuptoi se e ëma e saj do të arrestohej, ajo tha se edhe vetë ishte shtrigë dhe u fut në burg. Kjo ishte më e vogla, e rreth dyqind të dënuarave si shtriga të Salemit, duke u bërë në histori si vajza më e vogël, e dënuar ndonjëherë me vdekje nga një gjykatë e rregullt shtetërore. Kështu lindi dhe u përhap ajo që nga historianët cilësohet si Masakra e Salemit. Dhjetë vjet pas këtyre ndodhive, që çuan në dënimin me vdekje të gjashtëqind personave dhe të ekzekutimit të 400 prej tyre e vërteta u zbulua. Vajzat kishin gënjyer...

Do të vijë nën regjinë e Spiro Dunit, ndërsa në skenë do të ngjisë emra të njohur aktorësh. Vepra e dramaturgut Arthur Miller, “Shtrigat e Salemit” do të jetë premiera e parë e këtij viti në skenën e Teatrit Kombëtar.

Për të shkruar këtë vepër, autori Miller është nxitur nga ngjarjet e ndodhura në vitin 1962 në fshatin e vogël Salem. Brenda një nate, ky fshat u kthye në qendrën botërore të magjisë, të dhunës dhe të gënjeshtrës. Dhe ndërsa ngjarjet nisin me një prolog komik, fundi i tij ishte i dhimbshëm. Me dhjetëra u dënuan me vdekje si shtriga prej një akuze fëmijërore, të lindur dhe të krijuar në mendjen e një adoleshenteje.

Të gjithë fjetën njerëz, por u zgjuan shtriga. Ishte viti1962, kur nëntëvjeçarja Beti Parris dhe kushërira e saj Abigail Uilliams, që sapo kishte mbushur të njëmbëdhjetat, filluan të silleshin në mënyrë të çuditshme, duke bërtitur në shtëpi dhe duke treguar se dikush po u bënte keq, po i shponte dhe po i keqtrajtonte. Ato thoshin se shihnin figura të ndryshme që i rrethonin dhe që donin t’u bënin keq e për këtë arsye kërkonin ndihmë vazhdimisht, duke ulëritur ditë e natë, në çdo orë e në çdo vend. Në fillim ato thanë se panë duke iu afruar shërbëtoren e shtëpisë, Tibuta, e cila ishte skllave në fermën e të atit të Parrisit, por më vonë ato vazhduan të akuzonin njerëzit për magji. Menjëherë, me të dëgjuar këto ndodhi, i ati i Parrisit, një person shumë i pasur dhe me pushtet në Salem, kërkoi që të hidhej në gjyq shërbëtorja së bashku me të akuzuarit e tjerë. Krahas dy vajzave u sëmurën edhe dy motra, shoqet e ngushta të tyre, të cilat e akuzuan njerkën, si magjistare. Më pas u akuzuan si magjistarë edhe çifti që e kishte birësuar kushërirën e Parrisit, duke e çuar në katër numrin e të menduarave si shtriga të Salemit. Nga gojëdhëna mësohet se vajzat kishin marrë informacion nga burri i Tibutës se kjo e fundit kishte marrë një lloj recete nga Britania për t’u bërë magjistare dhe do ta përdorte për të keqen e tyre. Këto femra u akuzuan dhe u morën në pyetje nga magjistratët lokalë, të akuzuara si shtriga, më 1 mars 1962 dhe më pas u dërguan në burg. Madje, gjatë pyetjeve Dorothi Gud, e motra e të birësuarës Abigail Uilliams, e cila ishte vetëm katër vjeç, u manipulua nga trupi gjykues duke dhënë informacione të rreme për të ëmën dhe duke e akuzuar atë si shtrigë. Më pas, kur kuptoi se e ëma e saj do të arrestohej, ajo tha se edhe vetë ishte shtrigë dhe u fut në burg. Kjo ishte më e vogla, e rreth dyqind të dënuarave si shtriga të Salemit, duke u bërë në histori si vajza më e vogël, e dënuar ndonjëherë me vdekje nga një gjykatë e rregullt shtetërore.

Dhjetë vjet pas këtyre ndodhive, që çuan në dënimin me vdekje të gjashtëqind personave dhe të ekzekutimit të 400 prej tyre e vërteta u zbulua. Vajzat kishin gënjyer. Ato kishin inat shërbëtoren e shtëpisë, sepse kishte marrëdhënie jashtëmartesore me të atin e Parrisit dhe pasi kishin dëgjuar histori me shtriga nga gjyshja e tyre dhe nga vetë shërbëtorja vendosën të vinin në jetë planin e tyre. Kështu lindi dhe u përhap ajo që nga historianët cilësohet si Masakra e Salemit. Të vrarët nuk u gjendën kurrë, ndonëse pas dhjetë vjetësh guvernatori kërkoi të hapeshin arkivat: ata nuk ekzistonin as tek të vdekurit e as tek të gjallët… Por, Masakra e Salemit solli në fund edhe dy viktimat e fundit, ata që filluan këtë lojë. Të akuzuara për mashtrim, Abigail Uilliams dhe Beti Parris menduan se dënimi me vdekje ishte i paevitueshëm, ndonëse gjyqtarët nuk mund të jepnin më shumë se tre vjet burgim. Vetë ato, 11 vjet pas gënjeshtrës së tyre, bashkë me të atin e Parrisit, i dhanë fund jetës së tyre duke u hedhur nga kati i dytë i banesës, në dhomën ku bërtisnin kundër shtrigave.

“Shtrigat e Salemit” është një prej disa veprave të Arthur Miller që ngjitet në skenën e teatrit shqiptar. Miller është një ndër të paktët dramaturgë, vepra e të cilit është ngjitur në skenë edhe gjatë regjimit komunist. Publiku shqiptar ka mundur të shohë në skenë edhe vepra të tjera të tij, si: “Death of a Salesman” (Vdekja e një komisioneri), “A view from a brige” (Pamje nga ura) etj. Miller ka bashkëpunuar me shumë regjisorë të njohur, mes të cilëve mund të përmendim Elia Kazan, i cili ka vënë në skenë “The Crucible” dhe “All my sons”.

B. G.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›