E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Fierit serish drejt kolapsit

Bllokimi Keshilltaret e djathte konfirmuan anetaret qe gjykata i rrezoi si te paligjshem

Ngerci i krijuar ne Qarkun e Fierit pritet te zgjatet me shume ne kohe. Te djathtet vazhdojne te tentojne menyra nga me te ndryshmet per ta cuar drejt kolapsit te plote aktivitetin dhe funksionimin e Qarkut te Fierit. Keshtu pasditen e djeshme anetaret e Keshillit te Bashkise se Patosit qe perfaqesojne grupimin Aleanca per Qytetarin kane kryer serish nje mbledhje ku kane injoruar vendimin e Gjykates se Apelit dhe kane rikonfirmuar si keshilltare per qarkun po ata emra te cilet u quajten si te paligjshem me vendim te formes se prere nga gjyqesori. Keshilltaret e djathte te kesaj njesie vendore e argumentuan rivotebesimin e keshilltareve te deleguar ne qark qe u quajten si te paligjshem nga Gjykata e Apelit po mbi kete vendim. Ata kane arsyetuar se pas vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe pas percaktimit qe Gjykata Kushtetuese i beri kerkeses se demokrateve per interpretimin e ligjit ku per pasoje u rrezuan keshilltaret e deleguar per ne qark te zgjedhur prej tyre si te paligjshem mund te rivotebesonin po te njejtet anetare te keshillit bashkiak te Patosit per ti perfaqesuar ne qark. Keshtu me 13 vota pro te djathtet kane arritur pasditen e te martes se kesaj jave qe te kene shumicen ne Keshillin e Bashkise se Patosit. Vetem pak dite me pare Gjykata e Apelit Vlore e cilesoi si te pavlefshem absolutisht ndryshimin e keshilltareve te Bashkise se Patosit te deleguar ne Qarkun e Fierit te kryer nga te djathtet. Sipas Gjykates se Apelit keshilli i bashkise apo i komunes nuk mund te shkarkoje apo emeroje keshilltaret e qarkut. Po sipas ketij vendimi te gjykates ligji ia jep kete kompetence Keshillit te Qarkut. Por me mbledhjen e kater diteve me pare dhe rikonfirmimin e keshilltareve te shprehur nga gjykata si te paligjshem te djathtet kane bere te qarte edhe njehere se per te zoteruar Qarkun e Fierit jane gati te perdorin cdo mjet edhe pse ne kundershtim te plote me ligjin. Nderkaq nga burime prane PD-se se Fierit dhe Mallakastres eshte mesuar se qellimi i ketij veprimi te te djathteve eshte zgjatja ne kohe e ngercit te qarkut. Duke shpresuar qe te majtet ti drejtohen serish gjykates me kerkese-padi per kete rikonfirmim te keshilltareve te rrezuar nga Gjykata e Apelit demokratet kerkojne qe te shtojne procese te reja gjyqesore e per pasoje pamundesimin e mbledhjes se keshillit te qarkut thone burimet e sipercituara. Nje dite pas kesaj mbledhjeje i zgjedhuri prej te majteve si kryetar i qarkut te Fierit Vangjel Ndreka ka dale ne nje konference per shtyp ku e cilesoi si nje dhunim te hapur te institucioneve te gjyqesorit si dhe te ligjit riperseritjen e te njejtit veprim nga demokratet. Ndreka u beri thirrje institucioneve me te larta te shtetit si dhe atyre nderkombetare te akredituara ne Tirane qe te mbronin ligjin pasi te djathtet ne Qarkun e Fierit po e dhunonin ate ne menyre te vetedijshme.

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-82e57bba7da4f2433a540bcced8c6d5f function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Ilir Meta Mazhoranca qeverisese e konsoliduar 21 ore me pare ... Kreu i LSI-se nuk ka qene dakord me ambasadorin Arvizu se debatet e fundit ne kuvend jane fillimi i nje viti te veshtire politike Lajcak-Haxhinastos Shqiperia ndryshime pozitive por statusi i vendit kandidat varet nga vete shqiptaret 1 dite me pare ... Zv/kryeministri dhe njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Ambasadori Arvizu Mungesa e besimit mes paleve pergjegjese per krizen politike 2 dite me pare ... Diplomati amerikane i zhgenjyer per perplasjet ne kuvend gjate zgjedhjes se anetarit te ri te KLD-se Gjinushi PS iu nenshtrua mazhorances nekuvend. Rama PS po akuzohet per fajet e qeverise 2 dite me pare ... Debate ne distance mes kreut te Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ... Berisha injoron incidentin ne parlament flet per naften 3 dite me pare ... Kryeministri thote se shpreson ne zbulimin e burimeve te reja Kuvendi zgjedh Elvis Cefen per ne KLD opozita bojkoton 3 dite me pare ... Kuvendi miratoi me 71 vota pro gjate seances se sotme ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›