E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina bie në lumë, vdes shoferi, plagosen dy gratë

Foto ilustruese

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Korçë-Boboshticë, në vendin e quajtur kthesa e Ersekës.

Sipas policisë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Renaldo Beqiraj, ndërsa të plagosura janë bashkëshortja e tij, Suela Mehmetllari dhe kunata Xhina Mehmetllari.

Mësohet se viktima dhe dy gratë kanë qenë duke u kthyer në shtëpi pas festimit të Pashkëve, kur automjeti tip Golf me targ렠AA 922 CA, me të cilin udhëtonin, është goditur nga prapa nga një mjet tjetër dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër, Martin Berlati, 24 vjeç. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›