Pashkët, Topi dhe Berisha urojnë besimtarët
Kreu i Shtetit, Bamir Topi ka uruar nga Korça Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoks. Presidenti ishte në Mitropolinë e Shenjetë në Korçë për të uruar Pashkët, ndërsa apeloi që politika dhe institucionet të reflektojnë më shumë për njerëzit në nevojë.
Të ringjallet shpresa për një ditë më të mirë- tha Topi, duke shtuar se ço shoqëri ka nevojë për optimizëm.
Ndërkaq, kryeministri Berisha i uroi shqiptarët nga Kisha Ortodokse në Tiranë. Në urimin e tij kreu i qeverisë theksoi se Pashka tjetër shpresoj të na gjejë më mirë. Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Berisha vlerësoi lart figurën e Fan Nolit.
Ne jemi në këtë 100 vjetor pasi kemi kaluar një kalvar të vërtetë zhvillimesh, vijmë të pavdekshëm si komb. Duhet të falenderojmë zotin më shumë se të gjithë të tjerët- tha kryeministri.