E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet, Fajon bën thirrje për përmbajtje

Tanja Fajon / Foto arkiv

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për qetësi dhe përmbajtje nga incidentet e tjera.

Kjo është shumë me rëndësi, ashtu siç është me rëndësi që të kapen autorët e vrasjes. Në këtë moment është mirë të veprohet në qetësi dhe me mençuri, ka theksuar Fajon, e cila është edhe anëtare e Parlamentit Europian për Europën Juglindore dhe raportuese për liberalizimin e vizave.

Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve në Shkup që të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre për të siguruar një ambient të qetë për të gjithë qytetarët në vendin e tyre dhe të kthehet paqja.

Vrasje të tilla dhe konfliktet etnike janë të papranueshme dhe janë në kundërshtim me vlerat evropiane. Marrëveshja e Ohrit është me rëndësi vitale për qytetarët e Maqedonisë për rrugën e tyre drejt BE-së. Çdo dhunë e mëtejshme etnike do të rrezikonte seriozisht rrugën dhe lëvizjen drejt BE-së, ka theksuar eurodeputetja Fajon, duke i shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e të afërmve të tyre.  / INA

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›