Qarkullimi, shqiptarët nuk respektojnë rregullat
Drejtues automjetesh pa rripa sigurimi, me fëmijë në sediljen e parë, motorra pa kaskën mbrojtëse, këmbësorë që kalojnë ku të mundin… makina që qarkullojnë me shpejtësi e duke shkelur çdo rregull të Kodit Rrugor edhe në qytet. Është kjo panorama e një dite të zakonshme në Tiranë, qytetin me trafikun më të dendur në vend, parë nga kamera jonë e fiksuar në një prej makinave të patrullës së policisë rrugore. Këto janë edhe shkaqet kryesore të aksidenteve, siç na pohojnë drejtues të policisë. Dhe këto shkelje e kanë rritur me 12 përqind numrin e tyre në krahasim me muajt e tjerë të këtij viti. Vetëm per muajin qershor të këtij viti, në vend janë rregjistruar 126 aksidente me 33 viktima dhe 35 të plagosur rëndë. Në vit, aksidentet rrugore shkaktojnë në Shqipëri, 300 viktima, shifër kjo e krahasueshme me vrasjet e kryera nga organizata mafioze, Kamorra.