Rama: Transparencë për votën deri në protesta
Pas kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste edhe Edi Rama ka sqaruar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, vendimet e marra nga mbledhja maratonë e së martës. Duke ripërsëritur vendimet e përfshira në rezolutën e tij, siç është mosnjohja e zgjedhjeve, por pjesëmarrja në parlament, Rama shkoi edhe më tej duke thënë se socialistët do ta kërkojnë atë që ai e quajti transparencë të votës, edhe përmes protestave. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me gazetarët zoti Rama iu shmang interesit të medias në lidhje me një rikandidim të mundshëm të tij, për të qenë në krye të selisë rozë, pas ndërprerjes së mandatit të tij, siç parashikon statuti i partisë.
Më tej zoti Rama sqaroi edhe arsyet se përse mbledhja e Asamblesë kombëtare, për herë të parë në historinë e saj, u zhvillua pa praninë e mediave, çka shënoi edhe një precedent të ri në këtë parti.
Rama foli edhe për qendrimin e kundërshtarëve të tij në parti, duke i cilësuar deklaratat e tyre si shprehje të diversitetit brenda partisë. Asambleja socialiste pati përplasje të dy rezolutave. Ajo e prezantuar nga anëtari i kryesisë, Ben Blushi, detyroi socialistët të kthehen në Kuvend. Ndërsa vetë zoti Blushi përdori tone të ashpra ndaj Ramës, në fjalën e tij në asamble, duke thënë se ai po mban peng Partinë Socialiste vetëm për arsye personale. Blushi tha gjithashtu se politika e re pati vetëm një rezultat: e përçau të majtën më keq se ç’e gjeti në vitin 2005 dhe se ajo është bërë aq e vjetër sa sot mohon edhe realitetin.