Qartësia e kursit është një ndër sfidat e integrimit

Ai ishte i pranishëm në një konferencë kushtuar demokratizimit të rajonit të Ballkanit, zhvilluar sot në Tiranë.
“Demokratizmi nuk është thjesht një kriter për integrimin rajonal. Është procesi që vendos kornizën që populli shqiptar të punojë bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare", tha Arvizu, duke shtuar se, "demokratizimi nuk është proces i lehtë, veçanërisht për një vend që ka qenë në një sistem autokratik për disa breza, sepse kërkon durim, bashkëpunim dhe gatishmëri për të vendosur të ardhmen e përbashkët të vendit përpara ambicieve personale".
Sipas tij, ky është një proces që do t’i kërkojë Shqipërisë të përqendrohet në të ardhmen e saj, pavarësisht nga e shkuara. "E shkuara mund të ndikojë në disa prej sfidave që Shqipërisë i duhet të kapërcejë për të paraqitur një kulturë më demokratike, por e shkuara nuk mund të përdoret më si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara", tha Arvizu duke theksuar se, "Shqipëria ka epërsinë e të pasurit udhëzime të qarta dhe mjaft mbështetjeje nga aleatët për ta ndihmuar atë në këtë rrugë".
Arvizu theksoi se, Sllovenia dhe Kroacia janë shembuj rajonalë të vendeve që kanë ngadhënjyer sfidat për të ndërtuar një kornizë që u ka lejuar ose do t’u lejojë atyre hyrjen në Bashkimin Evropian. "Ato qëndrojnë si shtegshënuese për Ballkanin", tha Arvizu.
"Do të ishte e lehtë të dalloje Slloveninë dhe Kroacinë me Shqipërinë pas dy historive shumë të ndryshme, por si Sllovenia dhe Kroacia nuk u demokratizuan në mënyrë të sukseshme për shkak të historisë së tyre. Ato e bënë këtë për shkak se mundën të kenë një vizion të përqëndruar në të ardhmen. Nuk ka absolutist asnjë arsye pse Shqipëia të mos ndajë këtë vizion", tha Arvizu.
Ai u shpreh se, "SHBA-të , BE dhe shumë prej aleatëve tanë në rajon dhe Evropë, kanë mbështetur një tërësi të qartë alternativash që i ofrojnë Shqipërisë një udhërrëfyes të qartë drejt integrimit Evropian. Ato janë ravijëzuar në 12 pikat që ka paraqitur KE-ja në raportin e progresit të vitit të kaluar. Ato u ripërsëritën në raport-progresin e sivjetshëm". Sipas tij, ndër sfidat e shumta që qëndrojnë në rrugën e Shqipërisë, qartësia e kursit është njëra ndër to. Për Arvizun, nuk mund të ketë konfuzion mes popullit shqiptar apo udhëheqësve të tij mbi atë që duhet bërë."Integrimi evropian është një përgjegjësi kolektive dhe do të jetë përfitim i përbashkët", tha Arvizu. /Start/
2011-11-10 12:34