E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi s’lexon libra politikanësh!

 “Sot është bota e teknologjisë moderne dhe shumë të rinj kanë dëshirë ta përdorin internetin, por nga ana tjetër më vjen mirë që nuk e kanë humbur lidhjen edhe me librin, sepse me librin lidhja është e kahershme dhe shumë e rëndësishme”, tha Bamir Topi.

Presidentit Topi iu dhurua nga shtëpia botuese libri “Kurbani” i Edi Ramës, për të cilin tha se çdo libër i dhuruar është një dhuratë e bukur, por preferon të mos lexojë libra nga politikanët edhe pse nuk përjashtohen nga arkiva e tij.

 “Panairi falë organizatorëve e përkushtimit të tyre bëhet më i bukur me shumë tituj, por do të thotë se këtu është një koncentrat i fuqishëm i mendjeve krijuese qofshin figura shkrimtarësh klasik të botës moderne, apo edhe shkrimtarë shqiptarë me emër, apo atyre që e kanë përzier bukur politikën me librin”, theksoi Topi. /Start/

                                                                                             2011-11-10 14:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›