E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pesë të kërkuar përfundojnë në pranga

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga policia pasi ishin dënuar me burgim.

Policia bëri të ditur se është arrestuar shtetasi, Emiljano Guli, 20-vjeç, nga Durrësi, i cili ishte shpallur në kërkim që prej një viti. Gjykata e rrethit e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet heqje lirie për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Shërbimet e komisariatit të Shijakut arrestuan natën e kaluar 26-vjeçarin Lulzim Lloti, banues në Ishëm, i cili kërkohej për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë.

Gjykata e Durrësit ka vendosur dënimin e tij me 3 muaj heqje lirie, thanë burimet. Sipas të njëjtave burime, në pranga kanë përfunduar edhe shtetasit Taulant Gega, nga Kruja, për veprën penale të drejtimit të automjetit pa dëshminë përkatëse; Sulejman Jangozi, 53 vjeç, nga Kruja, për veprën penale të pushtimit të tokës, si dhe Leonard Kasalla, 28 vjeç, i dënuar me 6 muaj heqje lirie për veprën penale të moskallëzimit të krimit. /Start/

                                                                                             2011-11-10 13:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›