E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga fuqi baruti, në faktor stabiliteti

Ai ishte i pranishëm në një konferencë në Tiranë mbi demokratizmin e rajonit, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Gjermania, Serbia, Greqia, Kroacia e Bosnja Hercegovina, Këshilltarin e sekretares amerikane Hillari Klinton, z. Tomicah Tillemann si dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë dhe deputetë e politikanë shqiptarë.

“Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, merr pjesë në shumë misione ndërkombëtare”, ka deklaruar Haxhinasto. Ai shtoi se historikisht rajoni ynë është konsideruar si një fuqi baruti ndërkohë që sot paraqet një realitet krejtësisht të ndryshëm. 

"Roli i Shqipërisë në rajon, ka ardhur gjithmonë në rritje si faktor paqeje dhe stabiliteti. Besueshmëria ndaj politikave që ne kemi ndjekur është forcuar falë edhe qasjes së qëndrueshme dhe konstruktive në raport me vendet tona fqinje duke synuar vendosjen e një dialogu konstruktiv e gjithëpërfshirës", nënvizoi zv/kryeministri.

 Ai theksoi se politika  jonë e jashtme është e vendosur që të rrisë këtë kontribut të saj si një faktor me peshë në rajon për rritjen e sigurisë dhe për të garantuar stabilitetin e rajonit në të gjitha aspektet. 

Kryediplomati shqiptar u shpreh se "bashkëpunimi rajonal konceptohet përtej shprehjes së vullnetit politik të fqinjësisë së mirë dhe vazhdon të jetë një tregues shumë i rëndësishëm i nivelit të demokratizimit të secilit nga vendet tona". Numri dy i qeverisë shqiptare e konsideroi të rëndësishme përfshirjen edhe të shtetit të Kosovës, në rrymat e përgjithshme të rajonit. /Start/

                                                                                             2011-11-10 13:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›