E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia gjermane kundër Ervin Skelës

Ndeshja miqësore midis Energi Kotbusit të Ervin Skelës dhe Dinamos së Berlinit, skuadër e Oberligës gjermane, e planifikuar për më 24 janar 2009 nuk do të zhvillohet. Policia e ka anuluar atë për probleme sigurie. Lajmi u dha nga zëdhënësi i shtypit të Kotbusit, Roni Gersh. Si skuadër e mundshme zëvendësuese për testin e Energisë shikohet Chemintzer. Në një ndeshje të 7 dhjetorit midis Tenis Borusia Berlinit dhe Dinamos së Berlinit u plagosën 58 persona dhe 18 të tjerë u ndaluan nga policia.

E Hene, 22 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›