Qato ndeshet sot me boksierin Alex Spitko

Kampioni i Botës në versionin WBF në peshën e mesme boksiori shqiptar Kreshnik QAto rikthet sot në ring. Shqiponja do të ketë përballë në Londër boksierin Alex Spitko. Ky duel do të shërbejë më shumë si një përgatitje për ndeshejn e madhe që Qato do të zhvillojë më 1 maj në Tiranë për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës WBF. Boksieri shqiptar me banim në Londër që për promotor ka Ylli Ndroqin vitet e fundit nuk njeh humbje dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar. Ndërsa Akoma pa u ngjitur në ring për të mbaruar punë me Alex Spitko, kundërshtarin e tij të 21 marsit, shqiptari kampion botë në versioni WBF, Kreshnik Qato ka publikuar edhe datën e përballjes së radhës që do të zhvillojë në kryeqytetin shqiptar ku do të mbrojë brezin e kampionit botëror (WBF) për peshën e mesme.
Pikërisht më 1 maj Qato do të zhvillojë duelin e tij të pestë në Shqipëri. Kundërshtari me të cilin do të përballet akoma nuk është bërë i ditur. Një emër i përfolur më parë ishte serbi me banim në Austri, Goran Knezevic me të cilin Qato kishte programuar edhe më parë një duel para se boksieri serbe të tërhiqej.
Sot më 21 mars Qato do të zhvillojë duelin e radhës me Alex Spitko në ringun e "York Hall" të Londrës.