Ngritja e komisionit hetimor, mblidhet grupi i PS-së

Grupi parlamentar socialist është mbledhur sot në selinë rozë për të diskutuar për situatën e krijuar pas miratimit në Kuvend të ngritjes së komisionit hetimor për zgjedhjet. Gjatë mbledhjes do të vendoset për strategjinë që do të ndjekë opozita për kuvendin pas miratimit të ngritjes së komisionit hetimor, por edhe për organizimin e protestave.
Ditën e djeshme kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita do të nisë sërish protestat edhe këtë herë ato do të shkojne përtej kufijve, dhe do të kenë synim largimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme