Boks, në sfidën e ringut Klitschko dhe Chambers

Vladimir Klitschko dhe Eddie Chambers janë gati për sfidën e ringut për titullin kampion në peshat e rënda, që do të zhvillohet në Duesseldorf. Kampioni i botës në fuqi Klitschko, mbajtës i gjerdanëve të VBO, IBF, IBO, do të ketë përballë amerikanin Chambers, edhe pse 33-vjecari ukrainas është favorit ndaj sfiduesit më të ri dhe më të shpejtë.
Ajo që kundërshtari ka më shumë në shpejtësi, Klitschko e ka në staturë, 13 centimetera më i lartë dhe 15 kilogram më i rëndë se Chambers. Rezident në Gjermani, Klitschko, ka një rekord prej 53 fitoresh dhe vetëm 3 humbje, nga të cilat e fundit i takon vitit 2004, më tepër eksperiencë dhe më shumë se 50,000 tifozë në anën e tij. Mbrojtjen e fundit të titullit, ukrainasi e ka realizuar kundër Ruslan Chagaev në 2009, dhe gati një vit më pas do të ngjitet sërisht në ring. 27-vjecari Chambers – me një rekord prej 35 fitore në 36 ndeshje, shpreson të bëjë surprizën, duke mposhtur kundërshtarin e tij gjigant, por amerikani në fakt nuk është se njihet si ndonjë grushtues i madh, me vetëm 18 nga 35 fitoret e tij që kanë ardhur me knockout.
Eno Skarço