Ervis Peza, gjyqtar i Vllaznia-Tirana, shans për vendasit

Ervis Peza i kolegjiumit të Tiranës do të jetë gjyqtari i supersfidës së Javës së 3-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Tirana që do të zhvillohet ditën e premte në stadiumin "Loro Borici" (ora 19:00). Ndihmësa të tij do të jenë Arben Pregja dhe Saimir Maloku.
Peza, ka gjykuar në këtë kampionat ndeshjet Partizani-Apolonia (3-2) dhe Shkumbini-Elbasani (3-0), duke qenë një ogur i mbarë për ekipet vendase. Gjatë dy ndeshjeve të para Peza ka nxjerrë 8 kartona të verdhë (3 për vendasit dhe 5 për miqtë), një karton të kuq për Lecin e Elbasanit në ndeshjen Shkumbini-Elbasani si dhe një penallti në favor të Apolonisë në ndeshjen Partizani-Apolonia, të shndërruar në gol nga Sabino Plaku.
Lorenc Jemini pas drejtimit me kompetencë të ndeshjes Teuta-Partizani (0-0) të dielën e kaluar do të gjykojë sfidën elektrizuese Elbasani-Flamurtari.
Kridens Meta, arbirtri i përcaktuar nga shorti për ndeshjen Dinam-Besa, do të gjykojë për herë të parë në Kategorinë Superiore për këtë edicion. Një javë më parë, Meta gjykoi në kategorinë e parë Erzeni-Ada 3-0. Dinamo ndodhet në një pozitë të vështirë,ende pa pikë, ndërkohë që dhe Besa synin fitoren e parë kundër ekipit që në njeh vetëm humbje.
Aranit Lulaj do të gjykojë ndeshjen Apolonia-Teuta. Kjo është ndeshja e parë për Lulaj në Superligë, që ndihmës do të ketë patosarakun Arben Malin dhe lushnjarin Agim Guce.
Partizani-Luftëtari do të gjykohet nga "skuadra" e përbërë nga Pajtim Lapi, Arben Lamce dhe Engjëll Pjetrushi. Lapi e ka sefte për këtë sezon në Superligë.
Laciani Sokol Cekaj që gjykoi një javë më parë Flamurtari-Apolonia (4-0) do të arbitrojë një sfidë aspak të lehtë midis Kastriotit vendas dhe Shkumbinit kryesyes që kërkon të siglojë fitoren e tretë rresht.
Franc Hoxha
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet dhe arbitrat e Javës së 3-të
VLLAZNIA-TIRANA
Ervis Peza, Pregja, Maloku
ELBASANI – FLAMURTARI
Lorenc Jemini, Zhuli, Bicaku
APOLONIA-TEUTA
Aranit Lulaj, Mali, Guce
DINAMO-BESA
Kridens Meta, Goxhaj, Doda
PARTIZANI-LUFTETARI
Pajtim Lapi, Lamce, Pjetrushi
KASTRIOTI-SHKUMBINI
Sokol Cekaj, Miho, Avdo