Shtyhet kampionati Kampionati kosovar i hendbollit

Prishtinë, 14 shtator (ER) - Kampionati kosovar i hendbollit në të gjitha konkurrencat dhe kategotitë i paraparë që të fillojë me 16 shtator është shtyrë për një javë më vonë dhe do të fillojë më datën 23 shtator, ka njoftuar përmes një kumtese Federata e Hendbollit të Kosovës.
"Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e vetë të mbajtur më 14 shtator 2006 pasi shqyrtoi gjendjen aktuale në rrjedhat e hendbollit të
Kosovës mori vendim që fillimi i kampionatit 2006/07 të shtyhet për një javë, që do të thotë fillon më 23/24 shtator", thuhet në kumtesën e lëshuar nga FHK.
Arsyet për shtyrjen e kampionatit janë moskryerja e obligimeve që klubet kanë ndaj FHK-se dhe Shërbimit Policor të Kosovës, për sigurimin e ndeshjeve gjatë edicionit të kaluar.
"Mos përgatitja e duhur dhe mos përmbushja e obligimeve ndaj FHK-së, kërkesa e disa klubeve për shtyrje të javës se parë si dhe mos prezenca e SHPK-së në ndeshje për shkak të
obligimeve të klubeve ndaj SHPK-së nga stinori i kaluar, janë arsyet e shtyrjes së kampionatit".
Bordi i FHK-së ka apeluar tek klubet që të organizohen dhe ti përmbushin obligimet ndaj FHK-së dhe SHPK-së dhe deri më datën 19 shtator të bëjnë të gjitha licencimet.