Meksikë/ Përleshje mes grupeve të drogës, 5 viktima
Persona të armatosur kanë sulmuar disa tregëtarë makinash dhe kanë vrarë pesë prej tyre në qytetin bregdetar të Mazatlan, në shtetin e Sinaloas në Meksikë. Besohet se grupet rivale të drogës, janë autorë të kësaj ngjarjeje. Sipas dëshmitarëve okularë, një grup personash të armatosur që mbërritën në bordin e një makine luksoze tip SUV, dhe kanë sulmuar me granata dhe bomba Molotov ndaj automjeteve të parkuara. Më pas atentatorët kanë spërkatur me lëndë djegese automjetet duke iu vënë flakën e më pas kanë shtënë me armë. Pesë nga automjetet janë shkatërruar e dëmtuar plotësisht. Po sipas dëshmitarëve okulare, njerëzit e armatosur, kanë dalë nga makina ku ndodheshin, janë drejtuar kundrejt punonjësve të këtij koncesionari dhe i kanë ekzekutuar me gjakftotësi. Një ndër pesë personat e qëlluar me armë zjarri, vdiq rrugës për në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfiëksave të cilët edhe pse u përpoqën të shuanin flakët në automjete, nuk kanë mundur të shpëtojnë një numër të konsiderueshëm të tyre. Në vendngjarje ka shkuar edhe kryeprokurori i zonës së bashku me ekspertë të cilët kanë larguar nga vendi i krimit, trupat e viktimave. Pavarësissht dislokimit të mijëra trupave ushtarake dhe forcave policore, në të gjithe vendin, dhuna e shkaktuar nga droga ka vrarë rreth 19 000 njerez që kur presidenti meksikan Felipe Kalderon mori postin në fund të 2006.