Qato:Gati për përballjen, kam shumë përgjegjësi

Boksieri Kreshnik Qato deklaron se ndihet gati për përballjen e tij të radhës duke theksuar se është i sigurt se do të dalë me sukses.
Në një prononcim për "Ora News", nga Franca, ku ndodhet që prej ditëve të para të prillit për një fazë përgatitore për sfidën e ardhshme, Qato tha se është stërvitur shumë . Ai theksoi se për të është shumë e rëndësishme të ketë anën e fortë psikologjike. Duke qenë se ndeshja Qato-Ponce do zhvillohet në Tiranë, Kreshnik Qato pohoi se ka një përgjegjësi shumë të madhe. "Jam në vendin tim, përfaqësojë Shqipërinë, kompaninë "Yldon", janë shumë përgjegjësi. Por gjithë përgatitjen që unë kam bërë do ta shpalos më së miri", nënvizoi ai.
Qato ka falenderuar promotorin e tij, zotin Ylli Ndroqi për mbështetjen që i ka dhënë.
Në 2 maj, në "Asllan Rusi", Kreshnik Qato do ndeshet për mbrojtjen e titullit botëror WBF kundër argjentinasit Esteban Ponce.