E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe Presidenti ka votuar per Edi Ramen diten e 8 Majit nuk e luan as Topi

 Që Presidenti i Republikës ka votuar për Edi Ramën më 8 Maj, nuk e luan as Topi.

Media e përdorur prej tij, njësoj si nga Partia Socialiste u rrek të argumentonte mes shifrave të pjesshme se kutia ku votoi gabim Presidenti, u manipulua qëllimshëm.

Por analiza e plotë e shifrave jep një pasqyrë të plotë dhe konfirmon se veprimet e KQZ-së nuk e kanë luajtur aspak gjendjen fillestare të votave në 4 kutitë e qendrës, ku ka votuar Presidenti i Republikës.

Në kutinë për kreun e njësisë bashkiake mes votave që u gjetën të hedhura gabim, ishte dhe një votë për kutinë e Bashkisë së Tiranës.

Presidenti Topi më 8 Maj hodhi gabim votën për kryebashkiakun në kutinë për kreun e njësisë dhe rrjedhoja logjike e aritmetike e gjithë rezultateve të grupit të numërimit të votave përputhet me dy numërimet që kreu KQZ-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›