Që të shisni bëni sa më shumë miq
Pasi keni hedhur në treg një biznes, vjen dita kur është e nevojshme që të trokisni në një derë dhe për të shitur.
Kur vjen ajo ditë, hapi i parë që duhet të bëni është të blini të gjitha librat rreth filozofisë së shitjes. Kur të keni marrë të gjitha këshillat duhet të lëvizni, të shisni...
Nëse do përpiqeni të gjeni njeriun perfekt për të bërë shitjen e produktit tuaj, kjo do të jetë humbje kohe. Ajo që keni nevojë është të kuptoni anët e mira të produktit tuaj, ato që e dallojnë atë nga produktet e tjera.
“Kam qenë njeriu më i rëndësishëm në shitjen e produkteve të shumë kompanive. Kam qenë në top listën e njerëzve më të paguar. Dhe e kam bërë këtë duke qenë vetvetja- duke kuptuar talentin tim dhe anët e mia të forta dhe duke u bërë mik me këdo që njihja”- thote nje agjent shitjesh.
Shitja do njerëz të cilët nuk mërziten duke biseduar me të tjerët dhe duke bërë sa më shumë miq që të jetë e mundur. Kështu që duhet të kënaqeni me atë që bëni. Kujtohuni që njerëzit e blejnë një produkt edhe për një arsye shumë të thjeshtë: Për Shoqërinë tuaj.
Për të shitur më shumë, bëni më shumë miq. Kjo është. Nëse e bëni këtë, një produkt mund të blihet edhe nëse ka një çmim të shtrenjtë.
Nëse nuk jeni tërheqës, ju nuk mund të shisni. Kështu që është më mirë të gjeni vend në llogari ose diku tjetër ku nuk është e rëndësishme për të qenë tërheqës.
Nëse ju krijoni shoqëri, atëherë do të krijoni besim. Do të dukeni si një këshillues. Dhe në fakt duhet të jeni këshilltar për klientët jo shitës.
Për më tepër duhet të dini se njerëzit bëjnë biznes me ata njerëz që pëlqejnë dhe besojnë. Produkti dhe shërbimi është shpesh sekondar.
Flisni miqësisht, jo profesionalisht. Dëgjojini njerëzit dhe ndihmoji ata të zgjidhin problemet.