E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qefalia Shkarkimi im politik

Kryekomunari i Dajtit Kujtim Qefalia reagoi dje kunder vendimit te Keshillit te Ministrave per shkarkimin e tij. Permes nje deklarate per mediat Qefalia e ka cilesuar vendimin e qeverise te pabaze dhe politik. Deshiroj te theksoj se ky eshte nje vendim kryekeput politik kunder zhvillimit dhe suksesit te arritur nen drejtimin tim dhe te stafit tim ne komunen e Dajtit. Rasti im eshte thjesht episodi me i fundit dhe nje nga me te turpshmit i luftes qe po u ben qeveria njesive vendore qe nuk kontrollohen prej saj.- eshte shprehur Qefalia. Nderkohe kryekomunari i Dajtit ka bere te ditur per opinionin publik se akuzat ndaj tij nuk qendrojne dhe se shkarkimi eshte i dyshimte nderkohe qe gezon mbeshtetjen e plote te qytetareve te tij dhe zgjedhjet e 8 majit jane ne prag.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›