Doktoraturat 50 kuota per Institutin e Studimeve Europiane
Kete vit do te kene mundesi te ndjekin doktoraturen 50 studente te rinj ne Institutin e Studimeve Europiane te Universitetit te Tiranes. Qeveria miratoi dje ndarjen e tyre sipas programeve te studimit. Doktoraturen ne Legjislacion dhe institucionet e BE-se do ta ndjekin 15 studente. Po kaq do te pranohen ne programin Politika dhe qeverisja ne Europe. Nderkaq 20 kuota jane miratuar per ndjekjen e doktoraturres ne programin Diplomacia dhe marredheniet nderkombetare te BE-se. Ne kuoten e cdo programi studimi te doktorates caktohen dy kuota per kandidatet nga trojet jashte kufijve. thuhet ne vendimin e qeverise. Sipas tij tarifa e shkollimit per cdo program te studimeve te doktorates ne Institutin e Studimeve Europiane eshte 204 600 dyqind e kater mije e gjashteqind leke e cila paguhet ne keste te percaktuara nga Universiteti i Tiranes. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi te perballohen nga buxheti i Universitetit te Tiranes pa efekte buxhetore shtese. Rishperndarja e kuotave te paplotesuara behet me urdher te ministrit te Arsimit dhe Shkences. sakteson vendimi. Nderkohe ne fakultetet e ndryshme te Universitetit te Tiranes ka nisur procesi i perzgjedhjes se dosjeve te kandidateve. Nga sa bejne me dije burime prane tyre kete vit ka pasur fluks kerkesash ndersa kritere kryesore mbeten mesatarja dhe CV-ja personale e cdo kandidati. Burime nga fakultetet e UT sqarojne gjithashtu se pritet te kerkohen kuota shtese per programet e doktoraturave.
Kuotat
Doktorature ne
Legjislacion dhe institucionet e BE-se - 15 kuota
Politika dhe qeverisja ne Europe - 15 kuota
Diplomacia dhe marredheniet nderkombetare te BE-se - 20 kuota