E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e makinave brenda vendit gati heqja e takses

/ /

Kete e beri te ditur dje kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Qeverise ku permes nje debati ne pranine e mediave me ministrin e Financave Ridvan Bode pranoi se me vendosjen e kesaj takse ishte vepruar gabim. Pas miratimit ne Parlament te draftit te ri qe do te vije nga Qeveria qytetaret te cilet do te shesin makinen brenda vendit nuk do te jene te detyruar te paguajne taksen ne arken e shtetit. Nderkohe si kompensim i ketyre humbjeve qe do ti shkaktohen buxhetit pritet qe te rritet taksa e importit per makinat e vjetra. Sipas ketij varianti sa me i larget te jete viti i prodhimit te makines qe do te importohet aq me e madhe do te jete taksa. Qendrimi i ri i Qeverise vjen pas kerkesave te vazhdueshme qe kane bere deputetet demokrate ne mbledhjet e grupit parlamentar.
Debatet
Megjithese kryeministri eshte shfaqur i vendosur ne heqjen e kesaj takse ai eshte kundershtuar ne disa momente nga ministri i Financave Ridvan Bode. Taksa e makinave te perdorura duhet te shqyrtohet sepse ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit. Pra duhet te behet nje rishqyrtim i qendrimit. Nuk them qe ne te zbusim qendrimin sepse ato faktikisht funksionojne se nuk shiten me ate takse se ne kemi bllokuar vetem shitjen e tyre por nuk kemi pse ta bllokojme shitjen brenda vendit- u shpreh kryeministri ne mbledhjen e djeshme. Por ministri i Financave eshte shprehur fillimisht se rishikimi i kesaj takse nuk mund te behet. Sipas tij po e hoqem fare brenda nje kohe te shkurter do te kthehemi ne varreze te makinave te vjetra. Me tej Bode eshte shprehur se kjo takse eshte vendosur pas nderhyrjeve te Komisionit Europian. Por pavaresisht ketyre argumenteve kryeministri eshte shprehur se ky vendim i qeverise duhet korrigjuar pasi permes kesaj takse nuk mbrohet tregu. Une e di qe ajo eshte vendosur zevendesoi nje takse tjeter qe ishte e kam te qarte une ate. Ajo u vendos si nje alternative per te permbushur nje kerkese te komisionit. Por gjithmone ka me shume se nje zgjidhje. Prandaj ne do shohim nje zgjidhje tjeter qe tregun te mos e pengojme dhe mjedisin ta mbrojme. Ka zgjidhje te tjera. Kjo qe kemi bere ne ne menyre absolute nuk e mbron tregun se mbron mjedisin sepse ajo funksionin dhe djeg gjithe diten. Kjo eshte jobindese. Nuk do te thote qe nuk korrigjojme ne kur bejme gabim ne korrigjojme-tha Berisha. Pas insistimit te kryeministrit debati mes tij dhe ministrit te Financave i cili reagon gjithmone kur behet fjale per uljen e taksave u spostua mbi doktrinat politike. Nje takse do paguhet por taksa qe pengon tregun nuk eshte takse. Te denosh tregun me taksa jo hajekizem qe nuk eshte por eshte socializem i mirefillte iu drejtua Berisha vartesit te tij. Por nga ana tjeter i menjehershem ishte edhe reagimi i Bodes sipas te cilit eshte majtizem qe vjen nga ambientalistet nuk kemi ci bejme.

Debatet Berisha- Bode

Berisha Taksa e makinave te perdorura duhet te shqyrtohet sepse ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit. Pra duhet te behet nje rishqyrtim i qendrimit. Nuk them qe ne te zbusim qendrimin sepse ato faktikisht funksionojne se nuk shiten me ate takse se ne kemi bllokuar vetem shitjen e tyre por nuk kemi pse ta bllokojme shitjen brenda vendit pra se bashku me Ministrine  e Puneve Publike me drejtorite perkatese te ulemi dhe te gjejme nje modalitet tjeter qe edhe mjedisin ta respektojme edhe tregun ta respektojme. Sepse ne se dikush e ka makinen dhe do te bleje nje te re ai nuk e shet dot pra e dekurajojme.
Bode Kjo gje nuk behet.
Berisha Po po behet behet sepse qeveria operon ne fushen e mundesive.
Bode Ai te shese te vjetren te paguaje taksen.
Berisha Jo nuk mund ti mbajme me ashtu sepse kemi bllokuar tregun.
Bode Ai te paguaje taksen.
Berisha Jo ai ska leverdi eshte vene takse e madhe.
Bode Jo nuk eshte takse e madhe.
Berisha shte takse e larte ajo.
Bode Ajo eshte takse unike.
Berisha Ajo do rishqyrtohet. Une e kuptoj qe i sherben mjedisit dhe eshte absolutisht e domosdoshme per te mbrojtur mjedisin.
Bode Une e kam sqaruar dhe njehere kjo takse eshte nje alternative detyruese. Nuk e kemi pasur. Ka qene nje nderhyrje energjike e komisionit evropian.
Berisha Dakord. Une e kam te qarte por ne do gjejme nje tjeter.
Bode Po e hoqem fare brenda nje kohe te shkurter do kthehemi ne varreza te makinave te vjetra.
Berisha Une e di qe ajo eshte vendosur zevendesoi nje takse tjeter qe ishte e kam te qarte une ate. Ajo u vendos si nje alternative per te permbushur nje kerkese te komisionit. Por gjithmone ka me shume se nje zgjidhje. Prandaj ne do shohim nje zgjidhje tjeter qe tregun te mos e pengojme dhe mjedisin ta mbrojme. Ka zgjidhje te tjera. Kjo qe kemi bere ne ne menyre absolute nuk e mbron tregun se mbron mjedisin sepse ajo funksionin dhe djeg gjithe diten. Kjo eshte jobindese. Nuk do te thote qe nuk korrigjojme ne kur bejme gabim ne korrigjojme.
Bode Nje here ne vit ta paguaje kur te shkoje te rregulloje makinen kete do te bejme.
Berisha Nje takse do paguhet por taksa qe pengon tregun nuk eshte takse. Te denosh tregon me taksa jo hajekizem qe nuk eshte por eshte socializem i mirefillte.
Bode shte majtizem qe vjen nga ambientalistet nuk kemi ci bejme.
Berisha Pse ambientalistet jane te majte Antiglobalistet jane te majte. Mjedisoret jane qendra jam shembull vete une mjedisor jam dhe vete.

Adi Shkembi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›