Qeveria ben gati amnistine fiskale
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise kreu i saj kerkoi qe nga ana e Ministrise se Financave te merren masat e duhura per te pergatitur kuadrin ligjor qe do te nevojitet per te zbatuar amnistine fiskale por ne te perfshihen vec te tjerash edhe borxhet e vjetra. Kerkesa e nje viti me
pare e biznesit vendes i cili per plot nje vit fjeti neper sirtaret e qeverise duket se kete vit do te gjeje nje zbatim praktik. Ministria e Financave vete konfirmon se eshte duke punuar mbi nje draft-projektligj per amnistine fiskale. Zevendesministri i Financave Alfred Rrushaj tha dje per gazeten se jane kryer procedurat paraprake si dhe jane bere konsulta me grupet e biznesit ne menyre qe te hartohet nje draft final. Aktualisht drafti eshte ende i paperfunduar. Nderkohe qe per kreun e Dhomes se Tregtise dhe Industrise Nikolin Jaka kerkesat e biznesit per kete amnisti vijojne te mbeten te njejta si ne fillim dhe se ne vijim pritet qe keto grupime biznesi te thirren edhe nje here per konsultim. Mundesia e zbatimit te nje amnistie fiskale ne vendin tone u lakua qysh vitin e kaluar dhe si Kryeministri edhe ministri i Financave Ridvan Bode u shprehen pro. Pavaresisht ketij miratimi ceshtja e diskutimeve u shty deri ne tetor te 2010-es dhe pas kesaj u harrua. Perplasjet mes biznesit dhe qeverise per kete pike duket se eshte perqindja qe do duhej te tatohej. Fondi Monetar Nderkombetar ishte nje nder institucionet nderkombetare qe nuk u shpreh shume optimist lidhur me nje nisme te tille sic eshte amnistia.
Paralajmerimi per licencat
Nje pjese te mire te fjales se Kryeministrit dje e zuri pjesa e zhdukjes se informalitetit ne ekonomi. Ne kete pike ai theksoi se biznesit i krijohen kushtet e pershtatshme per tu zhvilluar duke i lehtesuar barren por nga ana tjeter ky i fundit duhet te jete korrekt. Nderkaq nje paralajmerim ekstrem Kreu i qeverise ka bere per aktivitetet e paregjistruara. Nese do te kapet nje aktivitet i paregjistruar ai humbet gjithcka. Deri tani ne kemi pasur rregulla me gjobe me regjistrim me praparegjistrim tani rregulli duhet te jete i prere nese fillon aktivitetin pa leje ndodh automatikisht konfiskimi i te gjithe cfare ka aty dhe cregjistrimi ne QKR pra humbja e se drejtes se aktivitetit. Jane disa licenca te cilat nuk kane direkt leje me tatimet tha Berisha. Per ta ilustruar kete ai mori si shembull aktivitetin e nje arkitekti i cili ne rast se ben projekte dhe nuk eshte i licencuar per veprimtarine e tij humbet licencen te pakten per nje afat 5-vjecar. Ky ndryshim qe behet ne kodin e procedures tatimore do te reflektohet ne te gjitha ligjet tuaja per sa u perket licencave tha Berisha para ministrave.
Nertila Maho