E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treshja e arte e kinemase shqiptare hap Festivalin e Durresit

Tre cmime dhe nje nate e konceptuar si homazh per tre emra nga me te medhenjte e filmit shqip. Kjo ka qene nata e pare e dicionit III te Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit ne Durres (International Film Summerfest Durres), i cili organizohet me 29 Gusht - 4 Shator 2010, prane dy pikave qendrore te Durresit: kinemaja teater “Aleksander Mosiu” dhe amfiteatri romak. Dhimiter Xhuvani skenarist, aktori Agim Qirjaqi si dhe aktori Bekim Fehmiu kane qene tre figurat qe jane nderuar naten e pare te ketij festivali ndersa kontributi i tyre ne kinema u eshte prezantuar te ftuarve me nje sere filmash ne program: “I dashur armik” “Bistrica”, “Lindje Perendim Lindje”, “Mengjese lufte”, “Dasma e Sakos” dhe “Kolonel Bunker”.
Filmat qe propozojne bote dhe fate njerezore nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja,Hollanda etj. konkurrojne ne seksionin VIZIONE BASHKEKOHORE.
Jane 10 filma nga produksionet me te fundit evropiane. Ne kete seksion konkurrohet per Cmimin Gladiatori i Arte per Filmin me te Mire, per Regjisorin me te Mire, Aktorin me te Mire, Aktoren me te Mire.
Seksioni i dyte i rendesishem kushtuar kinemase nga Rajoni, i quajtur Ballkan Word,, prezanton 7 filma ne konkurrim per CMIMIN “FILMI ME I MIRE BALLKANIK”, i cili jepet nga nje juri nderkombetare. Jepet ne kete seksion edhe Cmimi i Kritikes (FIPRESCI), cmim prestigjioz per here te pare prezent ne Shqiperi.
Futet ne kete edicion praktika e dhenies se Cmimit te Publikut, dhe per kete eshte krijuar nje Juri e Publikut.
Seksioni “TAKIME TE AFERTA” (jashte konkurrimit) i kushtohet kete vit te ftuarit te nderit i cili kete vit eshte Franca. Durresi pershendet kulturen dhe kinemane franceze me nje jave retrospektive me disa filma prodhime te 3 viteve te fundit, te zgjedhur nga kritiku i filmit Edouard Waintrop. Shaqjen “La vie en rose”, fitues ne Academy Award, film me te cilin hapet me 29 gusht ne amfiteatrin e lashte romak, Durres International Film Festival. Po edhe “Borebardha” e koreografit boteror me origjine shqiptare Angjelin Preljocaj.
Ne edicionin e trete hapet nje seksion i ri: “Studentet shqiptare me filmin me metrazh te shkurter”, per cmimin “Bukuroshja e Durresit”.
Per here te pare, Festivali i Filmit ne Durres prezanton cmimin per Studentin me te Mire Shqiptar te Filmit me Metrazh te Shkurter per studentet e filmit nga Shqiperia, Kosova, Mali Zi dhe Maqedonia. Filmi fitues i zgjedhur nga Juria e regjisoreve si dhe nga Juria e studenteve do te transmetohet ne TVSH dhe RTK.
Fituesi i nje cmimi me vlere financiare 200.000 leke do te jete i ftuar ne Berlinale Forum fale nje nisme per nje te ardhme mes Festivalit te Durresit dhe Festivalit prestigjioz te Filmit ne Berlin. Qellimi i organizatoreve te festivalit eshte mbeshtetja dhe promovimi i prurjeve kinematografike nga te rinjte e shkollave te filmit, ballafaqimi i tyre me publikun e gjere, lidhja e kontakteve me artiste nga bota dhe producente te ftuar ne Festivalin e Durresit, qe keta te rinjte te behen pjese e gares me shanset qe do t’u jepen ne kete festival per te kapercyer kufijte e Shqiperise.
Seksioni i Dokumentarit Internacional (jashte konkurrimit) propozon dokumentare te gjate ne gjinine e portretit.
LEKSIONE NGA MJESHTRAT E KINEMASE
Kater leksione "Master Class" te cilat do te jepen kete vit nga personalitete te filmit. Te ftuar Jan Harlan me 30 gusht per “produksionin zero”; Hening Lohner me 30 gusht per muziken ne filmin hollivudian pa ze; Katia De Vidas per kameren dhe montazhin; aktori francez Louis de Do Lensquesaing me 3 shtator me nje leksion per aktrimin. Te gjitha mbahen ne sallen e ish-shtepise se Pionierit.
GALDIATORI I ARTE – CMIMI PER ARRITJE NE KARRIERE.
Vitin e kaluar ky cmim i cili jepet per nje regjisor te mirenjohur per kontributin ne kinemane e vendit te tij dhe ate boterore, iu dha Dhimiter Anagnostit. Kete vit i akordohet regjisorit polak Krystof Zanussi. Shfaqet filmi i tij i fundit “Revisited”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›