E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të Kuvendit Komunal të Gjakovës

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Gjakovës, në orët e para të ditës së sotme. Policia njofton se nga predhat që kanë depërtuar në brendi të ndërtesës, janë thyer disa xhama, ndërsa të lënduar nuk ka.


Në raportin e policisë saktësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 25 minuta pas mesnate. Një punëtor i sigurimit i Kuvendit Komunal të Gjakovës e ka lajmëruar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, që besohet të jetë një AK-47, në drejtim të ndërtesës së Kuvendit. "Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, por nga të shtënat janë dëmtuar katër dritare. Predhat kanë depërtuar në brendi të objektit, por ende nuk dihen dëmtimet e tjera.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra", bën të ditur policia. Policia po kryen hetimet për të zbardhur rastin, të cilin e ka cilësuar si "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›