E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me pushkë drejt banesës së komshiut pas sherrit, arrestohet 18-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “On time”, duke arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu, i identifikuar si Q. M., banues në fshatin Mazhe e Madhe, dyshohet se ka pasur përplasje të vazhdueshme me komshiun, dhe pas përshkallëzimit të situatës ka qëlluar me pushkë në drejtim të banesës së tij, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjarëve.

Ndërhyrja në kohë e forcave të rendit bëri të mundur kapjen e autorit dhe parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale më të rëndë. Gjatë kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e përdorur, një pushkë, së bashku me municion luftarak.

Sipas njoftimit zyrtar, 18-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Krujë, për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›