Qëllon me automatik kunatin, arrestohet 56-vjeçari

Policia lokale bëri të ditur se paraditen e sotme një 56-veçar ka qëlluar me breshëri në drejtim të banesës së një shtetasi tjetër, me të cilin kishte pasur një grindje.
Sipas policisë, autori është shtetasi Engjëll Malko, i cili ka qëlluar me automatik tip Kallashnikov në drejtim të shtetasit Arjan Kamberi, kunat i autorit të ngjarjes. Pas mbërritje së policisë, Malko është mbyllur në banesën e vet duke mos dalë prej andej. Ndaj, policia ka kërkuar ndihmën e forcave speciale RENEA për ta arrestuar.
Është dashur ndërhyrja e inspektorit të zonës për të bindur 56-vjeçarin për t’u dorëzuar. Pas kësaj, autori ka përfunduar në qelitë e paraburgimit ndaj të cilit do të merret edhe masa e dënimit. /S.Ll/Start/
2011-08-25 13:22